Uzbekistan - Islam Karimov sërish President, me mbi 90% të votave

Presidenti aktual i Uzbekistanit, Islam Karimov, është rizgjedhur të hënën për një mandat të ri pesëvjeçar me më shumë se 90 për qind të votave, pas një votimi pa kundërshtarë të vërtetë, thanë vëzhguesit ndërkombëtarë.

Uzbekistan - Islam Karimov sërish President, me mbi 90% të votave

"Të paktën 17,2 milionë persona, pra rreth 90,39 për qind e zgjedhësve, i dhanë votën Islam Karimovit", tha Mirza-Oulougbek Abdoussalomo, drejtues i Komisionit Qëndror Zgjedhor të Uzbekistanit, i cili deklaroi një pjesëmarrje të lartë prej 91 për qind të popullsisë.

Tre kundërshtarët e 77-vjeçarit Karimov, i cili drejton Uzbekistanin me një dorë të hekurt prej më shumë se çerek shekulli, vinin të gjithë nga partitë politike, që mbështesnin zyrtarisht Presidentin në detyrë, duke bërë thirrje për rizgjedhjen e tij.

"Pavarësisht kufizimit të qartë prej dy mandatesh të njëpasnjëshme të parashikuar në Kushtetutën e Uzbekistanit, Komisioni Qëndror Zgjedhor e regjistroi përsëri Presidentin në detyrë si kandidat", tha Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në një komunikatë.

"Bëhet fjalë për shkelje të parimit të sundimit të ligjit dhe kjo ngre dyshime për sa i përket pavarësisë të Komisionit", shtohet në të.

"Presidenti në detyrë mbizotëroi peizazhin politik pa kundërshtarë të vërtetë", denoncon OSBE-ja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme