Cipras synon një epokë të re në marrëdhëniet me Rusinë

Kryeministri grek, Aleksis Cipras në reportazhin për agjencinë e lajmeve ruse TASS tha se vizita e tij në 8 prill në Moskë synon të jetë fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet dypalëshe

Cipras synon një epokë të re në marrëdhëniet me Rusinë

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, para vizitës së tij në Moskë, e cila do të zhvillohet më 8 prill, ka vlerësuar marrëdhëniet e dy vendeve për agjencinë e lajmeve ruse TASS.

Ai ka theksuar se për shkak të presioneve intensive të Evropës në periudhën e qeverisë së mëparshme ka pasur një ftohje në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Greqisë dhe njoftoi se marrëdhëniet me qeverinë e Moskës tashmë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur.

Kryeministri grek thekson se në marrëdhëniet mes dy vendeve "periudha e dimrit" do të zëvendësohet me "periudhën e verës". Cipras ka vlerësuar se "vizita e tij do të jetë fillimi i një epoke të re dhe një shtysë për marrëdhëniet ruso-greke".

Cipras gjithashtu duke u shprehur se kategorikisht nuk i mbështet sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ka theksuar më tej se edhe produktet bujqësore greke janë të përfshira në këto sanksione dhe për këtë arsye ekonomia greke ka pësuar dëme të mëdha. Kryeministri grek ka shtuar gjithashtu se janë përgatitur për të marrë disa vendime në lidhje me këtë çështje.

Kryeministri i Greqisë ka tërhequr vëmendjen se zhvillimi i marrëdhënieve në fushat e energjisë, turizmit dhe të bujqësisë mes Rusisë dhe Greqisë janë me prioritet dhe se i japin një rëndësi edhe bashkëpunimit mes universiteteve.

Cipras ka mbrojtur mendimin e tij se Greqia si një vend anëtar i BE-së mund të jetë një "urë" mes Perëndimit dhe Rusisë. Kryeministri grek, gjatë vizitës së tij në Moskë do të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin, Kryeministrin Dimitri Medvedev, me liderët fetarë të Rusisë dhe do të mbajë një fjalim në një universitet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme