Britani e Madhe - Laburistët: Brexit, rrezik i madh për biznesin

Partia Laburiste prezantoi të hënën programin e saj ekonomik, duke konfirmuar se rreziku më i madh për bizneset britanike do të ishte dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Britani e Madhe - Laburistët: Brexit, rrezik i madh për biznesin

Duke u prononcuar për të përditshmen ekonomike “The Financial Times”, kryetari i partisë opozitare kritikoi premtimin e Kryeministrit konservator, David Cameron, për organizimin e një referendumi në vitin 2017 mbi qëndrimin e vendit në BE, nëse ai fiton mandatin e dytë pas pesë javësh.

"Rreziku më i madh për bizneset britanike është kërcënimi Brexit, pra dalja e vendit nga BE-ja", thuhet në këtë prononcim.

"Partia Laburiste do t’i japë rëndësi interesit kombëtar", shton partiaku, duke theksuar se do të riorganizojnë, por nuk do të largohen nga BE-ja.

Menjëherë erdhën një sërë reagimesh nga ana e biznesmenëve më të mëdhenj, të cilët i bëjnë thirrje të gjithëve që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë në BE.

Mes drejtuesve mori pjesë edhe Juergen Maier, drejtori ekzekutiv i "Siemens" në Britaninë e Madhe.

Ai theksoi se biznesi "nuk mbështeste asnjë parti politike".

I pyetur për këto polemika, kryetari i laburistëve, Ed Miliband, shpjegoi se "partia thjesht kishte cituar deklaratat publike të bëra nga këto biznese, mbi vendin që mban Mbretëria e Bashkuar në Bashkimin Evropian".

"Ne kemi biseduar me të gjitha bizneset që kemi cituar", shtoi Chuka Umunna, anëtar i kabinetit "fantazmë" të Partisë Laburiste.

"Më shumë se tre milionë vende pune në Britaninë e Madhe janë të lidhura me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian", nënvizoi partiaku në fjalimin e tij, i cili kujton gjithashtu se "Bashkimi Evropian është tregu më i rëndësishëmi i eksportit për vendin", përpara se t’i bënte thirrje zgjedhësve të votonin Partinë Laburiste.

Në mëngjes, Ed Miliband detajoi manifestimin ekonomik në selinë e agjencisë të lajmeve ekonomike "Bloomberg", duke thënë se donte të punonte me të gjitha bizneset.

Në dokumentin prej 22 faqesh bëjnë pjesë angazhimet e Partisë Laburiste për "reduktimin e deficitit çdo vit", "mbështetjen e lidhjes me tregjet ndërkombëtare duke i dhënë Mbretërisë së Bashkuar një rol kyç në Bashkimin Evropian" dhe "krijimin e një banke investimesh britanike" për të ndihmuar në investimet e bizneseve.

Partia Laburiste gjithashtu synon të krijojë "një komision të pavarur për infrastrukturën kombëtare", duke marrë në konsideratë nevojën për të menaxhuar projekte të mëdha afatgjata në vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme