Liga Arabe bie dakord për forcat e përbashkëta ushtarake

Presidenti i Egjiptit Abdul-Fattah al-Sisi në deklaratën që bëri në përfundimin të samitit të mbajtur të dielën në Sharm el-Sheikh tha se liderët e Ligës Arabe do të takohen përsëri për të rënë dakord mbi detajet e marrëveshjes së arritur.

Liga Arabe bie dakord për forcat e përbashkëta ushtarake

Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi ka deklaruar sot se liderët që marrin pjesë në Samitin e Ligës Arabe në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh kanë rënë dakord për formimin e forcave të përbashkëta ushtarake për mbrojtjen e sigurisë rajonale në vendet arabe.

Në përfundimin e Samitit të të dielës, presidenti i Egjiptit tha se liderët e Ligës Arabe do të takohen përsëri për të rënë dakord mbi detajet e marrëveshjes së arritur. "Vendimi mbi formimin e forcave të përbashkëta ushtarake pasoi pasi që arritëm të diagnostikojmë sfidat me të cilat përballet rajoni", -ka thënë al-Sisi.

Ndërsa Shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi tha se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen do të vazhdojnë derisa të ndalohen militantët shiit të grupit Huthi, që veprojnë në vend.

Al-Arabi theksoi se Liga Arabe do të "bëjë gjithçka që është e nevojshme, duke përfshirë edhe koordinimin e formimit të forcave të përbashkëta arabe për t'u ballafaquar me sfidat që kërcënojnë sigurinë e rajonit arab".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme