Tunizi: Vriten 8 militantë organizator të sulmit ndaj muzeut

Një nga militantët e vrarë theksohet se ishte algjeriani Khaled al-Shayeb, i cili dyshohet të ketë qenë një nga organizatorët kryesor i sulmit

Tunizi: Vriten 8 militantë organizator të sulmit ndaj muzeut

Një burim i sigurisë konfirmoi se policia tuniziane ka vrarë tetë militantë në provincën jugore Gafsa, duke përfshirë një për të cilin besohet se ishte një nga kryeorganizatorët të sulmit të fundit në muzeun Bardo.

"Duke vepruar me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, forcat e sigurisë organizuar një sulm kundër grupit terrorist Sidi Aich në rajonin e Gafsa, dhe me këtë rast janë vrarë tetë terroristë", tha një burim i sigurisë duke kërkuar të mbetet anonim.

Sipas burimit, një nga militantët e vrarë me siguri se ishte algjeriani Khaled al-Shayeb i njohur si Abu Luqman Sakhr, i cili dyshohet të ketë qenë një nga organizatorët kryesor të sulmit vdekjeprurës ndaj muzeut tunizian më 18 mars të këtij viti.

Në sulmin ndaj muzeut janë vrarë 20 turistë në mesin e të cilëve ishin shtetas të Italisë, Japonisë, Polonisë dhe Spanjës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme