Obama-Merkel: Nxisin Iranin për negociatat e programit bërthamor

Ndërkohë që Amerika, Britania e Madhe, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania duan që Irani ta reduktojë programin e tij bërthamor, Teherani vazhdon të këmbëngulë se nuk kërkon të prodhojë armë atomike, por i nevojitet energjia bërthamore.

284981
Obama-Merkel: Nxisin Iranin për negociatat e programit bërthamor

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkuan sot qeverisë iraniane të marrë vendimet e nevojshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare për programin bërthamor.

”Gjatë një bisede telefonike, në prag të përfundimit të afateve, Obama dhe Merkel këmbëngulën në domosdoshmërinë që Teherani duhet të marrë vendimet e nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me programin bërthamor të kundërshtuar”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme