Izrael - Presidenti ngarkon Netanyahun për krijimin e qeverisë

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ngarkoi sot për krijimin e qeverisë së re, ashtu si parashikohej, liderin e partisë Likud dhe Kryeministrin në largim, Benjamin Netanyahu.

Izrael - Presidenti ngarkon Netanyahun për krijimin e qeverisë

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ngarkoi me detyrë për krijimin e qeverisë së re, ashtu si parashikohej, liderin e partisë Likud dhe Kryeministrin në largim, Benjamin Netanyahu.

Presidenti Rivlin tha se “Pas këshillimeve të bëra me të gjitha partitë në vend vendosa që shansin e parë për të themeluar qeverinë e koalicionit ti japë partisë, e cila fitoi shumicën e vendeve në parlament”.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 17 mars në Izrael, Partia Likud e Kryeministrit Netanyahu kishte fituar më së shumti vota.

Në këto zgjedhje, ku Likud fitoi 30 karrige, Unioni Sionist fitoi 24, ndërsa Lista e Bashkuar Arabe fitoi 13 karrige.

Për të formuar qeverinë është e nevojshme që në parlament me 120 karrige të kenë 61 vende. Sipas rezultateve të dala nga kutitë e votimit asnjë parti nuk fitoi shumicën e duhur për të formuar qeverinë, prandaj është e nevojshme që qeveria e re të jetë e formuar nga koalicioni.

Sipas ligjeve të Izraelit, personi i ngarkuar me detyrën e formimit të qeverisë duhet që brenda 42 ditëve të përmbyllë formimin e qeverisë së koalicionit. Në qoftë se Netanyahu dështon atëherë presidenti do të emëroj një deputet tjetër për të formuar qeverinë.

Në rast se edhe deputeti i dytë dështon në këtë detyrë parlamenti do të propozoj presidentit një kandidat të tretë të zgjedhur me shumicë absolute nga parlamenti. Por, nëse dështohet edhe në këtë fazë atëherë brenda 90 ditëve organizohen zgjedhjet e reja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme