Jordania: Do të jemi pjesë e ndërhyrjes ushtarake në Jemen

Jordania konfirmoi sot pjesëmarrjen në ndërhyrjen ushtarake në Jemen, e nisur nga Arabia Saudite për të mbështetur Presidentin Abd Rabbo Mansour Hadi përballë rebelëve huthi, të dyshuar për lidhje me Iranin shiit dhe ish-presidentin Ali Abdallah Saleh.

Jordania: Do të jemi pjesë e ndërhyrjes ushtarake në Jemen

Një burim zyrtar jordanez tha se pjesëmarrja e Jordanisë në këtë operacion së bashku me vendet e tjera aleate të Arabisë Saudite ka të bëjë me mbështetjen e legjitimitetit, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Jemenit.

"Arabia Saudite nisi dje avionë ushtarakë për të bombarduar pozicionet e rebelëve huthi, veçanërisht në Sana, në një ndërhyrje ushtarake që përfshin më shumë se 10 vende", tha ky burim.

Jordania shtoi se përfshirja e saj në këtë operacion së bashku me Arabinë Saudite ishte konfirmim i marrëdhënieve historike midis dy vendeve dhe me vendet e tjera të Gjirit.

Sakaq, edhe Egjipti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në sulmet kundër rebelëve huthi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme