Steinitz: Izraeli nuk spiunon Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izraeli ka përgënjeshtruar të martën se ka spiunuar negociatat mes Iranit, SHBA-ve dhe pesë Fuqive të Mëdha me qëllimin që të prishte mundësinë e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Teheranit, raporton gazeta amerikane "WSJ".

Steinitz: Izraeli nuk spiunon Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zyrtarë të lartë siguruan se Izraeli nuk spiunon aleatin e tij më të madh, atë amerikan, dhe respekton prej kohësh ndalimin për ta bërë këtë gjë.

“Izraeli nuk spiunon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo është e gjitha”, tha për radion publike izraelite, Youval Steinitz, ministri i Shërbimit Sekret në qeverinë në ikje të Benjamin Netanyahut dhe i afërt me këtë të fundit.

Sipas zyrtarëve, disa mund të kenë interes të acarojnë gjendjen ndërkohë që marrëdhëniet izraelito-amerikane po kalojnë një situate të vështirë pas fitores së Netanyahut në zgjedhjet parlamentare.

“Ata, që publikojnë këto akuza të pabaza, me sa duket duan të përkeqësojnë bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete izraelite dhe atyre amerikane. Ne do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, pavarësisht dallimeve të thella”, theksoi Steinitz.

Izraeli akuzohet se ka spiunuar bisedimet mes Teheranit dhe grupit P5+1 (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania) për të penguar mundësinë e marrëveshjeje rreth programit bërthamor iranian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme