Francë - Sarkozy, fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve lokale

Qendra e djathtë franceze, e udhëhequr nga partia Unioni për një Lëvizje Popullore (UMP) e ish-presidentit Sarkozy, ka dalë fituese në raundin e parë të zgjedhjeve vendore. E zhgënjyer nga zgjedhjet, racistja Le Pen ka kërkuar dorëheqjen e Manuel Valls.

Francë - Sarkozy, fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve lokale

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 51 për qind, plot 6 pikë përqindje më shumë se në vendoret e 2011-s.

Siç parashikohej përpara zgjedhjeve, fitues i zgjedhjeve duhet të ishte Fronti Kombëtar (FN) i racistes Marine Le Pen.

Mirëpo sondazhet e realizuara në dalje të qendrave të votimit (exit poll) tregojnë se në krye renditet partia konservatore e Nicolas Sarkozy.

Sipas këtyre anketave, Sarkozi ka marrë 32 për qind të votave, Le Pen 25 për qind, ndërsa Partia Socialiste (PS) në pushtet renditet në vendin e tretë me 22 për qind të votave.

Ish-presidenti Sarkozy ka theksuar se zgjedhësit në shumë zona të vendit preferojnë të votojnë për qendrën e djathtë. “Ndryshimi në Francë ka nisur dhe nuk do të ndalet”, ka komentuar ai.

Ndërsa Le Pen është shprehur se kanë arritur një sukses të rëndësishëm, pavarësisht se nuk janë rendur të parët. “Qeveria ka humbur në këto zgjedhje, prandaj Kryeministrit Manuel Valls i bëj thirrje që të japë dorëheqjen”, ka thënë liderja e Frontit Kombëtar francez.

Shefi i qeverisë, Manuel Valls, nga ana e tij apeloi për bashkimin e zgjedhësve dhe kërkoi që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mos votohet për ekstremin e djathtë.

Turi i dytë i zgjedhjeve vendore në Francë do të mbahet të dielën, më datë 29 mars.

Aktualisht, vetëm 16 për qind e qeverisjeve vendore franceze drejtohen nga gratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme