Francë – Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të Germanwings

Kanë humbur jetën 150 persona që gjendeshin në bordin e avionit të pasagjerëve të tipit Airbus A-320, që u rrëzua sot në jug të Francës ndërsa ishte duke realizuar fluturimin Barleconë-Dyseldorf.

Francë – Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të Germanwings

Presidenti francez, François Hollande në një deklaratë që bëri në lidhje me aksidentin tha se nuk ka të mbijetuar nga 142 pasagjerët dhe ekuipazhit 6-vetësh.

“Ministrat e linjës janë në krye të punës për shkak të kësaj ngjarjeje tragjike”, - u shpreh Holande duke shtuar se janë në kontakt të afërt edhe me autoritetet spanjolle dhe gjermane.

Rrënojat e avionit të shoqërisë Germanwings, filial i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa u gjetën në qytetin Digne,afër Alpeve franceze.

Sipas regjistrimit të radarit avioni ka filluar të bjerë me shpejtësi dhe është përplasur në tokë.

Ndërkohë njoftohet se mes pasagjerëve mund të ketë pasur edhe turq.

Mendohet që shumica e pasagjerëve të kenë qenë me shtetësi spanjolle dhe gjermane.

Kompania ajrore Lufthansa përmes një deklarate që bëri në llogarisë zyrtare në median sociale deklaroi: “Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur me fluturimin numër 4U-9525. Zemrat tona janë bashkë me familjet dhe të afërmit e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Do të bëjmë të pamundurën për t’ju dhënë një informacion më të gjerë”.

Kurse zëdhënësi i Airbusit në deklaratën që bëri pas aksidentit tha se janë duke bërë hetimet e nevojshme mbi ngjarjen dhe më vonë do ta bëjnë edhe deklaratën e duhur.

Avioni i kompanisë gjermane ”Germanwings” që u rrëzua sot në mëngjes në Francë transportonte 150 persona, 144 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, theksoi drejtuesi i kompanisë në një deklaratë të shkurtër televizive.

“Duke parë informacionet e disponueshme, për momentin nuk mund të themi nëse dhe sa të mbijetuar ka”, deklaroi drejtuesi, Oliver Wagner,për stacionin televiziv gjerman n-tv.

Më herët autoritetet franceze kishin njoftuar për 148 persona në bordin e avionit, gjashtë prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.

Avioni i filialit të Lufthansa-s kryente fluturime të linjës nga Barcelona në Spanjë në Dyseldorf në Gjermani.

”Ai u rrëzua pranë Barcelonnettes në juglindje të Francës. Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 11:20 (10:20 GMT)”, theksoi Wagner duke shtuar se nuk mund të jepte asnjë informacion për zhvillimin e ngjarjeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme