OKB: Libia të mos humbë shansin e qeverisë së unitetit

I dërguari i OKB-së për Libinë, Bernardino Leon deklaroi të hënën se kishte një mundësi që parlamentet kundërshtare të Libisë të propozonin emrat e kandidateve për një qeveri të bashkimit kombëtar për të mos humbur shansin e paraqitur.

OKB: Libia të mos humbë shansin e qeverisë së unitetit

”Negociatat mes dy parlamenteve që u zhvilluan në Marok nën drejtimin e OKB-së u shtynë”, njoftoi dje Leon duke pohuar se përgjatë kësaj jave do të hidhen bazat e një marrëveshjeje përfundimtare për një qeveri të unitetit kombëtar.

Ekziston mundësia që ne të mund të bëjmë progres dhe të kemi këtë javë emrat e kandidatëve të parë për një qeveri të bashkimit kombëtar”, shpjegoi Leon, përpara një takimi me 34 kryetarë bashkish dhe drejtuesish lokalë libianë të ftuar për një vizitë dyditore në Bruksel nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

”Ky do të jetë një diskutim i vështirë, unë nuk dëshiroj që pritjet të jenë të gjata, por nuk duhet të humbim shansin”, theksoi Leon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme