KS i OKB-së mbledhje urgjente për situatën në Jemen

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka vendosur të zhvillojë një takim urgjent për të diskutuar rreth situatës në Jemen.

KS i OKB-së mbledhje urgjente për situatën në Jemen

Seanca që pritet të zhvillohet sot është kërkuar nga presidenti jemenas Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili u detyrua të zhvendoset në portin jugor të qytetit Aden në shkurt pas marrjes së kontrollit të kryeqytetit Sana nga militantët e lëvizjes Husi.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, Presidenti Hadi i bëri thirrje Këshillit të ndërmarrë veprime konkrete kundër, siç e quan ai, grushtit të shtetit të ndërmarrë nga Lëvizja Husi.

Takimi në fjalë do të realizohet pas konfirmimit që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për evakuimin e personelit ushtarak të sigurisë të mbetur në Jemen, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Jemeni ka qenë i përfshirë nga trazira që nga një kryengritjet popullore në 2011, të cilat e detyruan presidentin Ali Abdullah Saleh të japë dorëheqjen, pas një qëndrimi të gjatë në pushtet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme