Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA e shqetësuar nga përdorimi i bombave me klor në Siri

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry tha të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë "thellësisht të shqetësuar"

SHBA e shqetësuar nga përdorimi i bombave me klor në Siri

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry tha të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë "thellësisht të shqetësuar" nga informacionet dhe pretendimet për sulmin me bomba me përmbajtje klori në Sirinë veriore këtë javë nga regjimi sirian.

"Ne ende nuk mund të konfirmojmë të dhënat për këtë sulm, por në qoftë se është e vërtetë, kjo do të ishte vetëm shembulli i fundit tragjik të mizorive të regjimit të Beshar Esadit kundër popullit sirian, që i tërë komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojnë", tha Kerry nëpërmjet një njoftim për shtyp.

Të paktën gjashtë vetë, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm, ku dyshohet se janë përdorur bomba me klor në krahinën veriperëndimore siriane Idlib, është raportuar nga njëri prej koalicioneve të opozitës siriane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme