Rusia ushtron presion ndaj tartarëve të Krimesë

Tartarët e Krimesë që i është aneksuar Rusisë, përjetojnë ditë të vështira. Lideri i tyre, Mustafa Abdulcemil Kırımoglu, presionet politike dhe krimet e pazbardhura, i solli në rendin e ditës në NATO.

Rusia ushtron presion ndaj tartarëve të Krimesë

Kırımoglu që ju përgjigj pyetjeve të TRT-së, tha se vëzhguesit asnjanës duhet të shkojnë në Krime dhe të përcaktojnë gjendjen.

Gjendje e vështirë është krijuar në Krime, vend që i është aneksuar Rusisë.

Mbi 3 mijë libra janë të ndaluar, ndërsa mediat që nuk janë pro Rusisë, nuk mund të punojnë.

Sipas Liderit të tartarëve të Krimesë dhe deputetit Ukrainës, Mustafa Abdulcemil Kırımoglu, në këtë mënyrë kërkohet të pengohet marrja e informacioneve nga bota.

Kırımoglu, për të biseduar shkeljet e të drejtave të njeriut në vendin e tij, u takua me në Bruksel me Përfaqësuesit e Përhershëm të NATO-s.

Në një reportazh të dhënë për Radio Televizionin Turk, Ai kërkoi të mbahen të regjistruara krimet e pazbardhura si dhe presionet që ushtrohen ndaj popullit të tij.

"Atje jo vetëm tartarët e Krimesë por të gjithë janë nën presion. Atje nuk ekzistojnë liritë themelore të njeriut, është njësoj si në periudhën sovjetike. Madje nga disa aspekte akoma edhe më keq. Më përpara nuk të rrëmbenin në rrugë dhe të vrisnin, ndërsa sot kjo ndodh shpesh” tha Kırımoglu dhe i bëri thirrje popullit për unitet: “Nëse tani do ta braktisnim atdheun, rikthimi ynë do të ishte shumë më vështirë se më parë. Populli është i detyruar të mbrojë unitetit.

Pas aneksimit të Rusis, Krimea u braktis nga 20 mijë vetë, ndërsa gjysma e atyre që kanë braktisur tokat janë tartarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme