Nëntë persona të arrestuar për sulmin ndaj muzeut në Tunizi

Njoftohet se janë arrestuar nëntë persona si të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin e djeshëm ndaj muzeut Bardo në Tunizi

Nëntë persona të arrestuar për sulmin ndaj muzeut në Tunizi

Njoftohet se janë arrestuar nëntë persona si të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin e djeshëm ndaj muzeut Bardo në Tunizi.

Në një deklaratë publike nga Kryeministria e vendit theksohet se: "Forcat e sigurisë kanë arrestuar 9 persona, ku 4 prej tyre dyshohet se kanë lidhje drejtpërdrejtë me sulmin ndaj muzeut dhe 5 të tjerë janë si të dyshuar për përfshirje indirekte".

Në deklaratë gjithashtu theksohet se Kryeministri Habib Essid së bashku me delegacionin e tij ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes.

- "Në vend ka një gjendje mobilizimi"

Në anën tjetër për shkak të sulmit të ndërmarrë në muzeun Bardo i cili gjendet ngjitur me ndërtesën e Parlamentit, mësohet se është mbajtur Takimi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar me pjesëmarrjen e Presidentit El-Baxhi Kaid es-Sibsi dhe Kryeministrit Essid.

Pas takimit në një deklaratë nga zyra presidenciale theksohet se: "Tunizia po përjeton një gjendje mobilizimi. Dominon një koordinim i plotë në mes të të gjitha institucioneve të shtetit për të siguruar masat e sigurisë në kuptimin e plotë të saj".

Në deklaratë në mes tjerash u përmend gjithashtu se autoritetet e Ministrisë së Brendshme dhe komandantët e forcave të armatosura mblidhen për herë të parë së bashku.

Në sulmin ndaj muzeut Bardo humbën jetën 23 persona, ku 20 prej tyre turistë, 1 roje i sigurisë dhe 2 sulmues, ndërsa u plagosën 47 të tjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme