Deklaratat e Sarkisjanit në lidhje me Turqinë

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisjan ka thënë se tërheqja e protokolleve të nënshkruar me Turqinë nuk nënkupton mbylljen e dyerve për marrëveshje mes dy vendeve

Deklaratat e Sarkisjanit në lidhje me Turqinë

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisjan ka thënë se tërheqja nga parlamenti i protokolleve të nënshkruar me Turqinë në vitin 2009 nuk nënkupton mbylljen e dyerve për marrëveshje mes dy vendeve.

Në fjalën e tij të mbajtur në Forumin Ndërkombëtar të Medias, të organizuar në kryeqytetin Erevan, Presidenti Sarkisjan preku edhe në marrëdhëniet me Turqinë.

“Protokollet në fjalë i tërhoqa për arsye të dështimit të tyre për shkak të politikës që ndjek Turqia. Ne nuk arritëm në rezultatet e pritura dhe të gjithë e dinë se kush është përgjegjës për këtë. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se ne kemi mbyllur dyert e marrëveshjes me Turqinë. Në anën tjetër ne nuk duam të marrim pjesë në proces që është viktimë e qasjes jo konstruktiv të një vendi të tretë”, u shpreh Sarkisjan.

Presidenti Sarkisjan më 16 shkurt të vitit 2010 kishte tërhequr nga parlamenti protokollet e nënshkruara me anë të të cilëve parashikohej “vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Turqisë dhe Armenisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Në kuadër të protokollit për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ka qenë e paraparë “hapja e vendkalimeve të përbashkëta kufitare, ngritjen e një grupi të punës për përgatitjen e rregullave të punës të komisioneve dhe nënkomisioneve ndërqeveritare që do të kryesohej nga ministrat e jashtëm të dyja vendeve dhe organizimin e mbledhjeve të para të komisioneve ndërqeveritare”.

Protokollet në fjalë u nënshkruan më 10 tetor 2009 pas procesit të ndërmjetësimit të Zvicrës të filluar në vitin 2007. Këto protokolle të cilat paraqisnin një kornizë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ishin paraqitur në parlamentet e dy vendeve për miratim.

Mirëpo Sarkisjan më 22 prill 2010 kishte deklaruar se procesi i miratimit të protokolleve në fjalë është pezulluar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme