Shtëpia e Bardh pranoi një letër me përbërje sianuri

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Brian Leary në një deklaratë me shkrim ka thënë se letra ka arritur ditën e hënë në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardh pranoi një letër me përbërje sianuri

Shërbimi Sekret amerikan ka deklaruar se është dërguar një letër me përbërje sianuri në adresë të Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Brian Leary në një deklaratë me shkrim ka thënë se letra ka arritur ditën e hënë në Shtëpinë e Bardhë. Në deklaratë thuhet se edhe pse dy testet biologjike dolën negative testi kimik i tij ka rezultuar me sianur.

Leary tha se letra është dërguar për ekzaminime në një qendër tjetër. Në deklaratë thuhet se asnjë person nuk është prekur nga sianuri i kësaj letre. Në mes tjerash gjithashtu u tha se letra ishte e mbështjellë me një ambalazh plastik dhe se brenda saj kishte një lëng në formën e qumshtit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme