Zvicër – Rinisin negociatat për programin bërthamor iranian

Sekreatari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu iranian, Mohammad Javad Zarif, rifilluan sot bisedimet mbi programin bërthamor iranian, por mundësite për të arritur një marrëveshje në fund të marsit duken të pakta.

267879
Zvicër – Rinisin negociatat për programin bërthamor iranian

Sipas gazetarëve, ata janë shoqëruar nga sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz dhe kreu i Organizatës Iraniane të Energjisë Bërthamore, Ali Akbar Salehi.

Dje, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lozanë të Zvicrës, më pas Teherani dhe ministrat evropianë në Bruksel, kanë negociuar në të gjitha drejtimet, por palët janë treguar skeptike mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje politike në datën e vensour, më 31 mars.

"Teherani duhet të bëjë zgjedhje shumë të vështira (…) me qëllim për t’iu përgjigjur shqetësimeve të mëdha, që ekzistojnë për programin bërthamor iranian", theksoi mbrëmë një diplomat amerikan.

I pyetur për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje më 31 mars, diplomati amerikan u pergjigj me fjalët: "Sinqerisht, nuk dimë nëse do të mundemi."

Pas më shumë së 12 vjetësh tensione mes Iranit dhe perëndimoreve dhe 18 muajve negociatash intensive, Teherani dhe fuqitë e mëdha të grupit P5+1 (SHBA, Kinë, Rusi, Britani e Madhe, Francë dhe Gjermani) kanë vendosur deri më 31 mars për të nënshkruar një marrëveshje, që do të garantonte se Irani nuk do ta ketë kurrë bombë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme