Policia në Ferguson arreston të dyshuarin për plagosjen e policë

Ndalimi ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit dhe koordinimit të federalëve dhe të autoriteteve lokale

Policia në Ferguson arreston të dyshuarin për plagosjen e policë

Ferguson ku u përjetua një tension i madh pas vrasjes së një të riu afro-amerikan nga policia në Missouri të SHBA-së, është ndaluar një i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen ku u qëlluan dy policë.

Në një deklaratë të prokurorit në St. Louis, Robert McCulloch në lidhje me ngjarjen ai ka pohuar se në njërën nga proceset ndaj Jeffrey Williams do të rëndojë akuza "tentativë vrasje e shkallës së parë".

Në lidhje me ndalimin edhe Sekretari amerikan i Drejtësisë, Eric Holder duke bërë një deklaratë mbi këtë ngjarje, ka theksuar se ndalimi ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit dhe koordinimit të federalëve dhe të autoriteteve lokale. Holder ka theksuar gjithashtu se ndalimi i një personi si përgjegjës për sulmin "është një mesazh i qartë se nuk do të tolerohet dhuna ndaj forcave tona të sigurisë".

Në lidhje me sulmin ndaj dy policëve dhe pas dorëheqjes së drejtorit të policisë në Ferguson, Thomas Jackson para ndërtesës së policisë ishte mbajtur një protestë. Edhe i ndaluari si i dyshuar Williams ishte njëri prej pjesëmarrësve në protestë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme