Rusia reagon ndaj vendimit të PE për vrasjen e Nemtsov

Rezoluta për Rusinë e Parlamentit të Strasburgut, u cilësua nga Kremlini ”fiktive”.

Rusia reagon ndaj vendimit të PE për vrasjen e Nemtsov

Parlamenti i Strasburgut, në rezolutën e miratuar sot, akuzoi Kremlinin se po çon Rusinë drejt një shteti të shënuar nga represioni, gjuha e urrejtjes dhe frika, ku bëhen të mundshme vrasjet si ajo e Boris Nemtsov, vrarë në qendër të Moskës më 27 shkurt.

Rezoluta kërkon një hetim ndërkombëtar mbi këtë vrasje politike, më e rënda në historinë ruse duke kritikuar gjithashtu Rusinë për mungesë bashkëpunimi përsa i përket hetimit ndërkombëtar për aksidentin e avionit MH17 të ”Malaysia Airlines” në Ukrainë në korrik të vitin 2014.

”Kjo rezolutë është një përmbledhje absurde gënjeshtrash dhe interpretimesh të gabuara të dukshme”, theksoi sot zëdhënësi i diplomacisë ruse, Alexandre Lukachevitch, në një komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme