250 mijë viktima nga fillimi i luftës civile në Siri

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut përplas përpara fytyrës së njerizimit, bilancin e rëndë të 4 viteve të fundit të Sirisë; 215 000 të vdekur.

250 mijë viktima nga fillimi i luftës civile në Siri

”Më shumë se pesë mijë persona kanë humbur jetën nga dhuna që prej fillimit të muajit shkurt’, sipas OJQ-së.

“Ne kemi numëruar 215 518 të vdekur në katër vite luftë, 66 109 prej të cilëve civilë”, konfirmoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së, organizatë që ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.
Mes viktimave civile, 10 808 janë fëmijë.

Në radhët e rebelëve sirianë, 39 227 kanë humbur jetën në luftë, një bilanc që përfshin gjithashtu edhe luftëtarët kurdë sirianë.

”Mes luftëtarëve anti-regjimit të vdekur, 38 325 janë rebelë sirianë dhe 24 989 janë xhihadistë”, sipas bilancit të OSDH-së.

Në radhët e forcave të pro-regjimit, OJQ-ja numëron 46 138 ushtarë të vdekur, 30 662 milicë të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare, 647 anëtarë të Hezbollahut shiit libanez dhe 2 727 milicë shiitë të ardhur nga vende të tjera. Përveç të tjerave ka 3 147 trupa të paidentifikuar.

”Bilanci është më i lartë se 215 000 të vdekurit e numëruar për shkak të numrit të madh të të zhdukurve”, deklaroi Rami Abdel Rahmane.

“Ka më shumë se 215 000 të vdekur ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po qëndron në heshtje dhe asnjë krim nuk po dënohet nga gjykata ndërkombëtare”, nënvizoi Abdel Rahmane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme