Izrael – Sipas sondazheve, Netanjahu i humbet zgjedhjet

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga zgjedhjet legjislative që do të mbahen të martën e ardhshme e djathta e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu vazhdon të mbetet prapa laburistëve të Isaac Herzoghut në preferencat e izraelitëve.

Izrael – Sipas sondazheve, Netanjahu i humbet zgjedhjet

E djathta e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu vazhdoi të kalohej edhe sot nga laburistët e Isaac Herzoghut në preferencat e izraelitëve, tri ditë para zgjedhjeve parlamentare të së martës.

Dy sondazhe, që u zhvilluan për gazetën kryesore të vendit ”Yediot Aharonot” dhe dy të tjerë për të përditshmet ”Jerusalem Post” dhe ”Maariv” tregojnë për një përparësi prej katër vendesh në parlament nga partia ”Unioni sionist” e Herzogut kundrejt partisë ”Likud” të Netanjahut.

Megjithatë, burime që përputhen thonë se Netanjahu, i cili është në pushtet që prej vitit 2009, nuk heq dorë nga një fushatë mobilizimi edhe në momentet e fundit.

Sipas të gjitha sondazheve, laburistët marrin 26 vende në parlament, ndërsa Natanjahu merr 22.

Sot është edhe dita e fundit e zhvillimit të sondazheve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme