Gjermani-Ndalimi i shamisë në kundërshtim me lirinë fetare

Në vendim nënvizohet se ndalimi i shamisë së kokës në shkolla duhet të mbështetet në “një kërcënim abstrakt”

Gjermani-Ndalimi i shamisë në kundërshtim me lirinë fetare

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që ndalesa e shamisë së kokës, e cila përfshinë të gjitha mësueset, është në kundërshtim me lirinë e fesë.

Në vendim nënvizohet se ndalimi i shamisë së kokës në shkolla duhet të mbështetet në “një kërcënim abstrakt”.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2003 në rastin e mësueses Fereshta Ludin në Shtutgard kishte marr vendim se “ndalimi i shamisë së kokës edhe pse ka baza ligjore, mund të ndalohet si masë preventive”.

Kjo gjykatë, e cila kishte vendosur se “vënia e shamisë dhe kipës tek hebrenjtë nuk do të dëmtojë paanshmërinë dhe nuk mund të tregohet si arsye e prishjes së rendit dhe qetësisë nëpër shkolla”, në këtë mënyrë e rishikoi vendimin e saj të vitit 2003.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu vendosi se një nen i ligjeve të landit të Vestfalisë Veriore nuk është në përputhje me kushtetutën.

Gjykata mori vendim se neni në fjalë ku thuhet që “duhet dhënë përparësi prezantimit të arsimit dhe vlerave kulturore të krishterimit dhe perëndimit”, nuk është në përputhje me kushtetutën.

Në vendim thuhet se ky nen nuk përputhet me nenin e kushtetutës ku thuhet se “duhet parandaluar pabarazinë në bazë fetare”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme