Forcat peshmerge filluan operacionin për çlirimin e Kirkukut

Në këtë operacion marrin pjesë vullnetarisht edhe mijëra milicë turkmenë.

Forcat peshmerge filluan operacionin për çlirimin e Kirkukut

Sot në orët e hershme të mëngjesit në qytetin Kirkuk të Irakut forcat peshmerge filluan një operacion ushtarak kundër organizatës terroriste ISIS.

Operacioni, i cili zhvillohet për rimarrjen e fshatit Beshir që ndodhet 25km larg nga Kirkuku, përkrahet nga ajri nga ana e forcave të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA.

Në këtë operacion marrin pjesë vullnetarisht edhe mijëra milicë turkmenë.

Militantët e ISIS-it vendosin mina nëpër rrugët e fshatit Beshir që njihet si një fshat turkmen, për të parandaluar avancimin e operacionit.

Kreu i Frontit të Turkmenëve të Irakut, Ershat Salihi deklaroi se fshati do të çlirohet brenda disa orëve pasi që militantët e ISIS-it kanë filluar të tërhiqen.

Edhe drejtori i departamentit të policisë për prefekturën dhe nënprefekturat e Kirkukut, Serhat Kadir bëri të ditur se nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë.

Forcat peshmerge javën e kaluar organizuan një operacion ushtarak në Kirkuk të pasur me burime të naftës dhe arritën të çlirojnë disa pika të rëndësisë strategjike dhe një numër të madh të vendbanimeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme