Trupat e regjimit të Esadit shkatërruan 348 xhami

Gjatë luftës 4-vjeçare në Siri janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive, shkollave, spitaleve, dhe objekteve fetare

Trupat e regjimit të Esadit shkatërruan 348 xhami

Gjatë luftës 4-vjeçare në Siri janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive, shkollave, spitaleve, dhe objekteve fetare. Sipas raporteve, në konfliktet në Siri janë shkatërruar tërësisht 348 xhami.

Në provincën Maarratu'n Numan në qytetin sirian Idlib, numri më i madh i xhamive janë ose pjesërisht të dëmtuara ose tërësisht të shkatërruara.

Imami i xhamisë Siddik në rajonin Kifrenbela, Eymen el-Beyyus, ka thënë se xhaminë dy vite më parë e bombarduan avionët ushtarakë të ushtrisë siriane. Xhamia Siddik paraqet një objekt të rëndësishëm fetar nga periudha romake dhe persiane.

Beyyus thekson se forcat e regjimit të Esadit nuk kanë asnjë arsye për të bombarduar xhamitë.

"Forcat e Esadit bombardojnë vendbanimet, spitalet dhe xhamitë", theksoi imami Beyyus.

Punonjësi fetar në xhaminë El-Misri, njëra nga xhamitë e shkatërruara, Haxhi Hasan, ka thënë se forcat e regjimit kanë shkatërruar minaren e xhamisë, 32 metra të lartë. Xhamia është ndërtuar në vitin 1936.

Banori Ammar es-Serdub ka thënë se forcat e regjimit në muajin e Ramazanit kanë bombarduar xhaminë Bilal. Shkatërruan tërë xhaminë, ndërsa janë vrarë katër persona.

Organizata për Monitorimin e Respektimit të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) në raportin për vitin 2013 bëri të ditur se nga 15 marsi deri më 6 qershor 2013, 1.451 xhamitë ishin objektivë e sulmeve. Nga të cilat 348 janë shkatërruar tërësisht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme