Izrael - Laburistët në krye të sondazheve parazgjedhore

Sipas një sondazhi të publikuar ditën e martë, laburistët e Isaac Herzog kryesojnë ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, një javë para zgjedhjeve parlamentare.

Izrael - Laburistët në krye të sondazheve parazgjedhore

Siç theksohet në sondazhin e publikuar nga televizioni shtetëror "Knesset Channel", laburistët do të fitonin 24 vende në Parlamentin izraelit (Knesset) me 120 deputetë, në rast se zgjedhjet legjislative do të zhvilloheshin sot, kundrejt 21 vendeve të partisë Likud të Netanyahut.

Megjithatë, sipas analistëve, Netanyahu mbetet favorit, pasi ka shanse më të mira për të formuar qeveri koalicioni.

Në këtë sondazh morën pjesë më shumë se 1.000 qytetarë izraelitë, me një gabim të lejuar prej 3 për qind.

Dy ditë më parë, në një tubimi zgjedhor në qytetin Herzliy, ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, mbajti një fjalim për situatën në Lindjen e Mesme dhe shkaktoi reagime të ashpra të opinionit publik në rajon, duke deklaruar se arabëve, të cilët janë kundër Izraelit, "u duhen prerë kokat me sëpatë", sepse "nuk do të mbetet asgjë nga ajo që quhet Izrael".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme