Deklarata e Liebermanit është "shpallje e luftës"

"Lieberman është një person i pakujdesshëm deklaratat e të cilit kulminojnë në shpallje të luftës ndaj botës islame", deklaroi Salah.

Deklarata e Liebermanit është "shpallje e luftës"

Lideri i lëvizjes Islame në Izraelin verior, Sheikh Raed Salah deklaratën e Ministrit të Jashtëm izraelit Avdigor Lieberman që duhen prerë kokat arabëve që janë kundërshtarë të Izraelit, e quajti "shpallje të luftës".

"Deklaratat e Lieberman nuk vlen të komentohen. Ai është një person i pakujdesshëm deklaratat e të cilit kulminojnë në shpallje të luftës ndaj botës islame dhe popullit palestinez", ka deklaruar Salah.

Lideri i partisë së krahut të djathtë, Yistrail Beitenu (Izraeli shtëpia e jonë) të dielën ka deklaruar se arabët të cilët janë kundër Izraelit "iu duhen prerë kokat me sëpatë".

"Arabo-izraelitët që janë me ne, do të kenë gjithçka, ndërsa atyre që janë kundër nesh iu duhen prerë kokët me sëpatë", ka thënë Lieberman në një miting parazgjedhor.

Lieberman i cili më parë shprehu kundërshtim ndaj Lëvizjes Islame, gjithashtu tha se gjithkush që ngre flamurin e zi për të shënuar ditën e fatkeqësisë "nuk i takon" Izraelit.

Dita e fatkeqësisë shënohet nga viti 1948 që kur është themeluar shteti i Izraelit në përkujtim të palestinezëve të dëbuar.

Salah tha se ndryshe nga dega e lëvizjes së tij në Izraelin jugor, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet për parlamentin izraelit, i ashtuquajtur Knesset më 17 mars, Lëvizja Islame nuk do të merr pjesë në zgjedhjet në fjalë.

"Knesset është instrument sionist që ka për qëllim të legjitimizojë persekutim historik dhe diskriminimin e palestinezëve", tha Salah duke shtuar se palestinezët në Izrael nuk kanë përfituar nga pjesëmarrja e arabëve në Knesset.

Arabët izraelitë quhen palestinezët të cilët kanë mbetur në këtë vend pas themelimit të shtetit izraelit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Izrael ka rreth 1,6 milion palestinez, që është 20 për qind të popullatës.

Salah vitin e kaluar u dënua me gjashtë muaj burg dhe 2.600 dollarë gjobë për "pengimin e punës" së policisë izraelite në vitin 2011. Aktualisht ai e ka të ndaluar udhëtimin jashtë vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme