Kapen dy të dyshuar për vrasjen e Nemtsov

Në Rusi u arrestuan 2 të dyshuar për vrasjen më 27 shkurt pranë Kremlinit të opozitarit Boris Nemtsov.

Kapen dy të dyshuar për vrasjen e Nemtsov

“Dy të dyshuar u ndaluan sot për vrasjen e Boris Nemtsov, të cilët janë identifikuar si Anzor Gubachev dhe Zaour Dadaiev dhe presidenti është informuar”, deklaroi për televizionin shtetëror kreu i shërbimit federal të sigurisë ruse FSB-së, Alexander Bortnikov.

”Dy personat janë me origjinë nga Kaukasi”, theksoi ai duke shtuar se hetimi po vazhdonte.

Vrasja e Boris Nemtsov, një prej opozitarëve më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin dhe i njohur gjithashtu për luftën e tij kundër korrupsionit, tronditi vendin.

Putin e cilësoi vrasjen e tij si ”provokim” që parashikonte destabilizimin e vendit dhe premtoi se vrasësit do të dilnin para drejtësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme