Sanksione shtesë ndaj Rusi nëse vazhdohet me shkeljen e armëpush

Liderët kanë rënë dakord se mes zbatimit të plotë të marrëveshjes së Minskut dhe sanksioneve "ka një lidhje të ngushtë".

Sanksione shtesë ndaj Rusi nëse vazhdohet me shkeljen e armëpush

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe katër krerët e shteteve anëtare të BE-së, kanë dhënë mesazhin se në rast të shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit në Ukrainë, do të zbatohen sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Obama dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, Kancelaja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez, François Hollande, Kryeministri britanik, David Cameron dhe Kryeministri italian, Matteo Renzi, nëpërmjet video konferencës diskutuan çështjen e Ukrainës dhe Libisë.

Në një deklaratë nga zyra e shtypit të Tusk, theksohet se liderët kanë rënë dakord se mes zbatimit të plotë të marrëveshjes së Minskut dhe sanksioneve "ka një lidhje të ngushtë".

Në deklaratë u theksua se: "Nëse vazhdohet me shkeljen e marrëveshjes së arritur në Minsk liderët janë gati për të marrë një vendim mbi sanksionet shtesë".

Në anën tjetër, liderët në fjalë kanë pohuar se janë thellësisht të shqetësuar për situatën në Libi dhe se kanë vendosur të vazhdojnë me bashkëpunim në lidhje me këtë çështje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme