ISIS-i kërcënon me jetë bashkëthemeluesin e Twitter-it

Organizata terroriste ISIS u kërkoi të hënën "të gjithë xhihadistëve në botë, të godasin Twitter-in dhe interesat e tij në çdo vend, të çdo personi dhe zyre, si dhe të mos lejohet mbijetesa e asnjë njeriu të pafe".

ISIS-i kërcënon me jetë bashkëthemeluesin e Twitter-it

Kanosjet e reja në Twitter marrin në shënjestër, me emër dhe mbiemër, bashkëthemeluesin e këtij rrjeti social, Jack Dorsey.

"Lufta juaj virtuale kundër nesh do të shkaktojë një luftë reale kundër jush", lexohet në mesazhin e ISIS-it.

Sakaq, kanë filluar hetimet për të verifikuar vërtetësinë e këtij kërcënimi nga ana e organizatës terroriste.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme