Belgjikë - Afro 1 ton kokainë në brigjet e Detit të Veriut

Ekuipazhi i një anijeje belge gjeti rreth një ton kokainë në brigjet belge të Detit të Veriut, njoftoi mbrëmjen e të hënës agjencia belge e lajmeve, "Belga".

Belgjikë - Afro 1 ton kokainë në brigjet e Detit të Veriut

"Ekuipazhi i një anijeje gjeti 960 kilogramë kokainë në disa çanta sporti, të shtunën në mbrëmje, në ujërat e Ostendit", bëri të ditur "Belga".

"Deri tani nuk janë gjetur gjurmë trafikantësh", shtoi agjencia e lajmeve me seli në Belgjikë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme