SHBA-ja i kërkon Moskës hetim të besueshëm për rastin Nemtsov

SHBA-ja kërkoi një hetim të besueshëm mbi rrethanat dhe nxitësit e vrasjes të opozitarit rus, Boris Nemtsov, deklaroi të dielën sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

SHBA-ja i kërkon Moskës hetim të besueshëm për rastin Nemtsov

“Ne shpresojmë që autoritetet do të (…) kryejnë hetim të besueshëm dhe transparent që të mundësojë kush fshihet pas kësaj vrasjeje dhe kush e ka kryer”, theksoi Kerry në emisionin “This Week” të stacionin televiziv ABC.

Boris Nemtsov, kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin dhe ish-zëvendëskryeministër rus u vra të premten pranë Kremlinit.

Disa dhjetëra mijëra manifestues parakaluan sot në Moskë në kujtim të opozitarit.

“Ne jemi me gjithë zemër me popullin rus. Ky njeri ishte shumë i angazhuar për të krijuar lidhje të ngushta me pjesën tjetër të botës”, nënvizoi Kerry.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme