Irak - Një sulm vetëvrasës u merr jetën 11 efektivave të sigurisë

Sipas një njoftimi të ushtrisë irakiane, të paktën 11 efektiva të sigurisë humbën jetën pas një sulmi vetëvrasës në jug të qytetit Tikrit, kontrolluar nga militantët e ISIS-it.

Irak - Një sulm vetëvrasës u merr jetën 11 efektivave të sigurisë

"Tre kamikazë, që drejtonin tre kamionë-çisternë, kanë hedhur veten në erë pranë një grumbulli anëtarësh të forcave të sigurisë", theksoi të shtunën një nënkolonel i ushtrisë irakiane.

"Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr dhe kanë arritur të ndalojnë dy kamionë, por i treti i është afruar grupit dhe kamikazi ka shpërthyer", shtoi ai.

Sulmi ndodhi pranë qytezëz Sur Shnas, një qendër arkeologjike në brigjet e lumit Tigër, mes Samarras dhe Tikritit, dy nga qytetet më të mëdha të Provincës Salahedin, në veri të Bagdadit.

Vetëm dy para këtij sulmi vetëvrasës, militantë të organizatës terroriste ISIS kryen një tjetër akt barbar, duke shkatërruar vlera unike të trashëgimisë kulturore botërore në Muzeun e Mosulit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme