Qiproja e Jugut do të hapë portet për anijet luftarake ruse

Rusia nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak me palën greko-qipriote të Qipros së Jugut. Me këtë marrëveshje, Qiproja e Jugut do të hapë portet për anijet luftarake ruse.

Qiproja e Jugut do të hapë portet për anijet luftarake ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Kryeqytetin Moskë, pranoi liderin greko-qipriot, Nikos Anastasiadis.

Liderët, pas takimit, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në 9 fusha të ndryshme duke filluar nga investimet, arsimin e ushtrinë.

Putin, tha se Qiproja e Jugut, do të hapë portet për anijet luftarake ruse që luftojnë kundër terrorit dhe piraterisë.

Ai tha gjithashtu se marrëveshja nuk është një lëvizje kundrejt askujt.

Gjithashtu Rusia, rikonstruktoi borxhin prej 2 miliardë e gjysëm dollarë me qëllim sigurimin e stabilitetit ekonomik të udhëheqjes greko-qipriote.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme