Austri – Bashkësia Turke Islame ankohet për ligjin "Islami"

Kryetari i Bashkësisë Turke Islame të Austrisë, Fatih Karadash, thotë se ligji “Islami" është në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Austri – Bashkësia Turke Islame ankohet për ligjin "Islami"

Ky ligj i miratuar nga Parlamenti i Austrisë do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese me arsyen se është në kundërshtim me parimin e barazisë së organizimit dhe përbën shkelje të lirisë së fesë, shprehet Kryetari i Bashkësisë Turke Islame të Austrisë, Fatih Karadash (Fatih Karadaş).parlamenti austriak

Karadash në një deklaratë për agjencinë AA tha se ligji në fjalë është në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare tha se të depozitojnë një padi në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij neni për "ndalimin e financimeve nga jashtë" i ligjit pengon ardhjen në vend të personave me funksione fetare.

Karadash shprehet më tej se: "Në kuadër të parimit të barazisë ne kërkojmë që të na jepen edhe ne të drejtat ashtu siç njihen për fetë e tjera. Liria e fesë përfshin lirinë e një personi ose të një komuniteti që ai të përmbushë obligimet fetare ose besimin në një hapësirë publike apo private, lirinë e adhurimit dhe mësimdhënies në këtë temë. Por me këtë ndalim të financimeve nga jashtë ne privohemi nga e drejta e lirisë së fesë. Ne si Bashkësi Turke Islame e Austrisë për të mbrojtur të drejtat tona në këtë kuadër do ngremë padi në Gjykatën Kushtetuese". Ai shton më tej se nëse do të jetë e nevojshme çështja në fjalë do të shkojë deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

- "Ligji duhet të refuzohet sepse është në kundërshtim me parimin e barazisë"

niko almDeputeti i partisë Austria e Re (NEOS), Niko Alm, duke theksuar se janë kundër ligjit për disa arsye tha se: "Pika themelore është trajtimi i Islamit ndryshe nga fetë e tjera, dhe kjo është tërësisht e gabuar, sepse të gjitha fetë dhe të pa-fetë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë".

Alm shton më tej se: "Ligji duhet të refuzohet sepse është në kundërshtim me parimin e barazisë. Unë besoj se ky ligj do të kthehet në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është e mundshme dhe ashtu duhet të jetë". Alm gjithashtu ka theksuar se neni për financimet ose duhet të zbatohet për të gjitha fetë ose duhet të pezullohet plotësisht.

Ndërsa anëtarja e Platformës së Shoqërisë Civile Myslimane, Ines Mahmud duke theksuar se për ligjin janë vënë në dijeni pasi ishte bërë publik më 2 tetor, ka pohuar më tej se ligji nuk është transparent dhe se është në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

Mahmud, e cila ka theksuar se nxjerrja e ligjit në një kohë kur janë në rend të ditës organizatat terroriste në Irak dhe Siri ka ngritur gjithashtu edhe shqetësime në lidhje me këtë temë. Ajo shton ndër të tjera se: "Tani shoqëria i shikon me dyshim myslimanët, dhe ajo që ne kërkojmë është që ligji të ridiskutohet përsëri duke përfshirë të gjithë myslimanët dhe të jetë një proces transparent".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme