Evropa mund të përballet me një krizë të re gazi

Rusia e ka kërcënuar Ukrainën se do të ndërpresë livrimin e gazit në qoftë se brenda dy ditëve nuk paguan për borxhet e prapambetura.

Evropa mund të përballet me një krizë të re gazi

Pas ndërprerjes së furnizimit me gaz që Ukraina bëri javën e kaluar për pjesën lindore të vendit kompania ruse e gazit, Gazprom, kishte filluar transportin e drejtpërdrejt ndaj kësaj zone.

Dhe shumën e harxhuar për këtë sasi gazi Moska e shkroi në llogarinë e Kievit.

Gazpromi deklaroi se transferimi i gazit drejt Ukrainës do të vazhdojë edhe për 2 ditë dhe në qoftë se Kievi nuk derdh lekët do ta mbyllë rubinetin e gazit.

Sasia e gazit që transferohet nga Rusia në Ukrainë është pakësuar në krahasim me periudhat e mëparshme.

Përmes gazit që kalon nga Ukraina, Evropa përballon 1/3 e nevojave.

Autoritetet paralajmërojnë se Evropa mund të përballet me një krizë të re gazi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme