9 të vrarë në një restorant në Republikën Çeke

Një nga zëdhënësit e policisë ka thënë për TV se sulmuesi i dyshuar është vrarë.

9 të vrarë në një restorant në Republikën Çeke

Nëntë persona u vranë nga të shtënat me armë në një restorant në qytetin çek Uhersky Brod, njoftojnë media lokale.

Motivet e kësaj ngjarjeje si dhe detaje të tjera të tragjedisë akoma nuk janë të njohura. Sipas televizionit shtetëror çek, një mashkull i armatosur ka hyrë në një restorant dhe filloi të qëllojë.

Gjendja e sulmuesit akoma nuk është e njohur, por një nga zëdhënësit e policisë ka thënë për TV se sulmuesi i dyshuar është vrarë. Nga informacionet paraprake dyshohet se në restorantin ku ndodhi ngjarja e rëndë gjatë të shtënave ndodheshin 20 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme