Siri – ISIS rrëmben 90 të krishterë

Në Siri vazhdojnë përleshjet e ashpra me organizatën terroriste ISIS, e cila ka rrëmbyer së fundmi 90 të krishterë.

Siri – ISIS rrëmben 90 të krishterë

Kurse në sulmet vetëvrasëse që kanë ndodhur në një lagje shite në jug të Damaskut kanë gjetur vdekjen 6 vetë dhe janë plagosur 13 të tjerë.

Ndërsa në qytezën Tel Tamir pranë qytetit Haseke ka pasur përleshje ndërmjet disa grupeve kurde dhe ISIS-it. Organizata terroriste (ISIS) ka marrë kontrollin e 5 fshatrave kurde. Bëhet e ditur se terroristët kanë marrë peng 90 banorë të këtyre fshatrave.

Mësohet se forcat kurde kanë pësuar humbje të rënda në këto përleshje, kurse me qindra familje kanë braktisur shtëpitë.

Dy sulme të ndara në nënprefekturën Tuzhurmatu pranë qytetit Selahatin të ırakut dhe qytezën Amirli kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 10 të plagosur.

Ndërkohë Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, Esh Kartër (Ash Carter) ka vizituar ushtarët amerikanë në Kuvajt.

Në fjalën që mbajti këtu Karter tha se shumë vende koalicionin ndërkombëtar që është krijuar kundër ISIS-it e mbështesin pasi janë të bindur që lufta me këtë organizatë terroriste është e rëndësishme për të ardhmen e botës.

Nga ana tjetër Zelanda e Re deklaroi se do të dërgojë në Irak 140 ushtarë për trajnimin e ushtrisë irakiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme