OKB: Spanja të mos miratoj projekt-ligje diskutabile

Sipas ekspertëve në fjalë projekt-ligjet paraqesin një kërcënim për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

OKB: Spanja të mos miratoj projekt-ligje diskutabile

Ekspertët për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara (OKB) i kanë kërkuar Senatit të Spanjës të hedhë poshtë dy projekt ligjet e propozuara që, sipas tyre, paraqesin një kërcënim për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Pesë ekspertë kanë publikuar një njoftim në cilin kanë shprehur shqetësim për projekt-ligjet e propozuara mbi sigurinë publike dhe të drejtës penale ndërsa i bënë thirrje Spanjës të ndërmarr hapa konkret për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore.

Në komunikatën e lëshuar në Gjenevë thuhet se ligji për sigurinë publike cenon thelbin e së drejtës për tubim. Kodi i propozuar penal, ndër të tjera propozon dëbimin e emigrantëve të kapur gjatë hyrjes ilegale në enklavat spanjolle të Afrikës Veriore.

Grupi është i qëndrimit që dykuptimësia e ligjit penal mund të kishte një "efekt dekurajues" mbi lirinë e tubimit paqësor në publik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme