Palestinezët në burgjet izraelite paralajmërojnë grevë urie

Të burgosurit kërkojnë që ti jepet fund izolimit të tyre, kushteve të pa përshtatshme në vendet e vuajtjes së dënimit si dhe pretendojnë për dënime në mënyrë kolektive.

228652
Palestinezët në burgjet izraelite paralajmërojnë grevë urie

Autoriteti i Çështjeve për të burgosurit i Organizatës për Çlirimin e Palestinës të dielën ka deklaruar se të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite do të fillojnë të protestojnë kundër kushteve ku ata vuajnë dënimet.

Këto masa dhe mund të përshkallëzohen deri në mbajtjen e një grevë urie, me qëllim për të kërkuar përmirësimin e kushteve për të burgosurit dhe ndalimin e veprimeve arbitrare ndaj tyre. Këto qëndrime janë bërë publike nëpërmjet një deklarate për shtyp të Autoritetit të Çështjeve për të burgosurit i Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Të burgosurit kërkojnë që ti jepet fund izolimit të tyre, kushteve të pa përshtatshme në vendet e vuajtjes së dënimit si dhe pretendojnë për dënime në mënyrë kolektive.

Të burgosurit izraelitë në burgjet izraelite gjithashtu bëjnë thirrje për kujdes më të mirë shëndetësor ndaj tyre. Theksohet se autoriteteve izraelite iu është kërkuar që të shqyrtojnë qëndrimet e tyre. Në rast se nuk merren parasysh kërkesat, të burgosurit do të ndërmarrin hapa të tjerë, duke përfshirë edhe opsionin e grevës së urisë.

Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve palestineze, mbi 7000 palestinezë aktualisht vuajnë dënimet në burgjet izraelite.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme