Gjeneva mirëpret negociatat e programit bërthamor të Iranit

Në Gjenevë kanë vazhduar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, të udhëhequra nga shefat e diplomacisë amerikane dhe iraniane, John Kerry dhe Javad Zarif.

Gjeneva mirëpret negociatat e programit bërthamor të Iranit

Në Gjenevë kanë vazhduar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, të udhëhequra nga shefat e diplomacisë amerikane dhe iraniane, John Kerry dhe Javad Zarif.

Në takim marrin pjesë edhe Sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz, Zëvendës sekretarja e shtetit, Wendy Sherman, kreu i Zyrës Iraniane të Energjisë Atomike, Ali Akbar Salihi, zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arakchi dhe zëvendës sekretarja e shërbimit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, Helga Schmidt.

Ky raund i bisedimeve do të përfundojë sot, ku marrin pjesë delegacionet e Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë. Sekretari Amerikan i Shtetit, në prag të takimit tha se ende ka dallime të mëdha të qëndrimeve dhe se SHBA është e gatshme edhe për të anuluar vazhdimin e negociatave në qoftë se Irani nuk provon se zhvillimi i programit të tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.

Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm iranian Zarif tha se Irani nuk do të pranojë marrëveshje të pakompletuara dhe të paqarta.

Ai tha se për marrëveshje përfundimtare dhe të qëndrueshme, nevojitet që pala tjetër të lirohet nga presionet e qarqeve politike që mbrojnë politikat represive ndaj Iranit.

Si Kerry, ashtu edhe Zarif, pajtohen që me kontekstin ekzistues të forcave dhe marrëdhënieve, vështirë të arrihet një përfundim i suksesshëm i bisedimeve


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme