Siri - Forcat e Esadit pushkatojnë 48 civilë në veri të Halepit

Njoftohet se trupat e ushtrisë së rregullt siriane para se të tërhiqeshin nga fshati Hardetennin i provincës Ritjan kanë ekzekutuan 48 civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Siri - Forcat e Esadit pushkatojnë 48 civilë në veri të Halepit

Mësohet se forcat e Asadit në Siri, para se të tërhiqeshin nga fshati Hardetennin në veri të Halepit, ekzekutuan me pushkatim 48 civilë.

Në një komunikatë lëshuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian theksohet se trupat e ushtrisë siriane para se të tërhiqeshin nga fshati Hardetennin i provincës Ritjan kanë ekzekutuar 48 civilë, ku mes tyre gjenden gra edhe fëmijë.

Mustafa Sultan, një nga aktivistët lokalë në rajon tha se në veri të Halepit vazhdojnë konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve sirianë.

Sulltan shprehet se opozitarët i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave të Esadit, ndërsa thekson se "Forcat e Damaskut me milicët Hizbullah po tërhiqen nga qyteti duke dëmtuar civilët”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme