Kanadaja i bën thirrje Rusisë të zbatojë marrëveshjen e Minsk

"I bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë plotësisht angazhimet e Minskut dhe të përfundojë menjëherë shkeljet e armëpushimit, thotë Ministri i Jashtëm kanadez Rob Nicholson në një komunikatë me shkrim.

Kanadaja i bën thirrje Rusisë të zbatojë marrëveshjen e Minsk

Ministri i Jashtëm kanadez Rob Nicholson, i ka bërë thirrje Rusisë që të zbatojë plotësisht angazhimet e Minskut dhe të përfundojë menjëherë shkeljet e armëpushimit.

rob nicholsonRob Nicholson në deklaratën e tij me shkrim, theksoi se populli i Ukrainës ka bërë një përpjekje që po e paguan me një çmim të rëndë pasi doli në rrugë kundër dhunës dhe praktikave represive të regjimit Yanukoviç një vit më parë.

Sot ukrainasit për të ruajtur pavarësinë, integritetin territorial dhe për të mbrojtur demokracinë e vendit po përballen me Rusinë, vijon Nicholson.

"Kanadaja dënon ashpër shkeljet e armëpushimit nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. I bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë plotësisht angazhimet e Minskut dhe të përfundojë menjëherë shkeljet e armëpushimit. Kremlini dhe separatistët që ajo mbështet duhet të kthehen menjëherë në dispozitat e tyre të armëpushimit, duhet të lëshojnë armët e rënda dhe duhet ti japin mundësi vëzhguesve të OSBE-së të vëzhgojnë nëse janë aplikuar dhe respektuar dispozitat e Minskut", përfundon shefi i diplomacisëkanadeze.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme