Programi bërthamor iranian – Palët takohen nesër në Gjenevë

Siç njofton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA Zv./Presidenti dhe Kryenegociatori iranian, Abbas Arakçi, nesër në Gjeneve do të vazhdojnë negociatat me P5+1 për çështjen bërthamore të vendit të tij.

223544
Programi bërthamor iranian – Palët takohen nesër në Gjenevë

Njoftohet se delegacionet e Iranit dhe të SHBA-së do të takohen nesër në Gjenevë në kuadër të negociatave për programin bërthamor të Teheranit.

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit IRNA mësohet se Zv. Presidenti dhe Kryenegociatori iranian, Abbas Arakçi, njoftoi se ditën e nesërme vendi i tij do të vazhdojë negociatat për çështjen bërthamore me vendet 5+1.

Arakçi theksoi se pas bisedimeve të cilat do të vazhdojnë ditën e nesërme në nivel të Zv.Ministrave të Jashtëm të Iranit dhe të SHBA-së, kreu i diplomacisë iraniane, Xhevad Zarif dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry do të kenë një takim dypalësh.

Arakçi ka thekuar gjithashtu se ditën e shtunë Zv.Ministrat e Jashtëm do të kenë sërish një takim, ku më pas ditën e diel dhe të hënë në bisedime do të përfshihen Zarif dhe Kerry. Gjithashtu ditën e mërkurë është e mundur që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve 5+1.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Merziye Afham ka deklaruar se në bisedimet për çështjen bërthamore ata janë duke u përpjekur për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse në një fazë të vetme dhe se nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje pa u sqaruar të gjitha detajet.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca së bashku me Gjermaninë të cilët krijojnë grupin 5+1 nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në bisedimet për programin bërthamor, të kryera mes këtyre vendeve dhe Iranit. Negociatat janë zgjatur deri më 1 korrik 2015.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme