23 vjet nga masakra që bota i mbajti sytë e mbyllur

Kanë kaluar 23 vjet nga masakra e Hoxhalisë. Bota vazhdon të qëndrojë e heshtur ndaj dhimbjes së turqve azerbajxhanas të vrarë në Karabak. Por Azerbajxhani dhe Turqia janë të vendosura që masakra të mos harrohet.

23 vjet nga masakra që bota i mbajti sytë e mbyllur

Në kuadër të fushatës “Drejtësi për Hoxhalinë”, Komuniteti Azerbajxhan i Evropës realizoi dokumentarin që shpjegon mizorinë e bërë në qytezën Hoxhali të Azerbajxhanit.

Në 26 shkurt të vitit 1992, 613 azerbajxhanas të pafajshëm 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar u masakruan nga forcat armene. Dhimbja e asaj dite ndjehet ende edhe sot e kësaj dite pavarësisht viteve që kalojnë.

Masakra e Hoxhalisë është një njollë e zezë në historinë e njerëzimit.Në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Azerbajxhan i Evropës u transmetua dokumentari me titull “Koridori që nuk ka fund”.

Krahas dokumentarit që është përgatitur në kuadër të fushatës “Drejtësi për Hoxhalinë”, u promovuan edhe libri “Hoxhalia; Dëshmitare e një krimi lufte. Armenia të gjykohet”.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Ankra, Faik Bagırov u shpreh me shifra konkrete në lidhje me masakrën e përjetuar në këtë vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme