Vendet e Azisë drejt festimit të Vitit të Dhisë

Vendet e Azisë që përdorin kalendarin hënor, përgatiten të festojnë vitin e ri. Ndërkohë, që njerëzit janë dyndur në tregje për të blerë dhurata, ata që kërkojnë të vizitojnë familjet me rastin e festës, kanë mbushur aeroportet dhe stacionet e trenave.

Vendet e Azisë drejt festimit të Vitit të Dhisë

Në Shangai, qyteti më i madh i Kinës, në dy ditët e fundit, u shitën rreth 800 mijë bileta dhe u krijuan radhë të gjata të pasagjerëve që kërkojnë të vizitojnë familjet.

Në stacionin ku ndjehen ndjeshëm dyndjet, janë vendosur edhe udhëtime shtesë për të plotësuar kërkesat e pasagjerëve.

Ministria e Transportit të Kinës, bën të ditur se me rastin e vitit të ri pritet të kryhen 295 milion udhëtime me tren dhe 57 milion pasagjerë avionësh.
Në mbarë vendin janë rritur masat e sigurisë dhe është rritur numri i policëve në detyrë.

Edhe në vende të tjera të Azisë si, Singapori, Vietnam, Indonezia dhe Tajvani ndjehet e njëjta atmosferë.

Blihen dhurata, përgatiten kostumet që do të vishen ndërsa ngjyra e preferuar është e kuqja. Sipas besimit të tyre, e kuqja sjell fat dhe mban larg fuqitë negative.

Interesi më i madh në tregjet e shumta, janë suveniret e dhive, pasi këtë vit është “Viti i Dhisë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme