Danimarkë -2 të arrestuar, vendi në zi me flamujt në gjysmështizë

Pas sulmeve që tronditën Danimarkën, policia ka rritur masat e sigurisë dhe ka zgjeruar hetimet.

Danimarkë -2 të arrestuar, vendi në zi me flamujt në gjysmështizë

Pas sulmeve që tronditën Danimarkën, policia ka rritur masat e sigurisë dhe ka zgjeruar hetimet.

Ndërkaq është përcaktuar edhe identiteti i agresorit të vrarë nga plumbi i policisë.

22 vjeçari me vendlindje në Danimarkë, Ömer Abdül Hamit El Hüseyin, ka pasur precedentë penale në polici.

Ai kishte dalë nga burgu dy javë më parë dhe ndiqej për një kohë të gjatë nga policia.

Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, u shpreh se nuk ka shenja për një strukturë më të gjerë terroriste që fshihet pas agresorit.

Por ajo tha gjithashtu se kur vihet re edhe sulmi i dytë, duket qartë se ai ishte një sulm terrorist.

Ajo tha se “Kjo ngjarje nuk është një përplasje mes islamit dhe Perëndimit, por një përplasje ndërmjet vlerave tona themelore dhe atyre që jetojnë në ekstrem”.

Së fundmi janë arrestuar 2 persona për të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me sulmet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme