Egjipti bombardon pozicione të ISIS-it në Libi

Gjuajtësit egjiptianë bombarduan sot pozicionet e ISIS-it në Libi, disa orë pasi organizata terroriste kishte marrë përsipër ekzekutimin e 21 egjiptianëve të krishterë në një video, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm në Kajro.

Egjipti bombardon pozicione të ISIS-it në Libi

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, thirri dje me urgjencë Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes dhe u betua se do të ndëshkonte vrasësit në mënyrë të menjëhershme.

"Forcat tona kanë ndërmarrë sot goditje ajrore kundër kampeve, vendeve të stërvitjes dhe magazinave të armëve të ISIS-it", sipas komunikatës së ushtrisë së Egjiptit.

Organizata terroriste ISIS publikoi dje një video, ku tregohet ekzekutimi me prerje koke i 21 egjiptianëve të krishterë, që janë rrëmbyer kohët e fundit në Libi.

Me këto ekzekutime të pretenduara dje në mbrëmje nga dega libiane, ISIS-i tregon se ka zhvendosur metodat brutale ekstreme jashtë rajoneve, që kontrollon në Siri dhe në Irak, si dhe ka rritur mizoritë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme