Mijëra pjesëmarrës në varrimin e të rinjve myslimanë në SHBA

Në ceremoninë mortore të studentëve të universitetit të Carolina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të masakruar në shtëpinë e tyre, krahas familjes, studentëve të universitetit, banorëve të Chapel Hill, përfaqësuesit e instituteve të shoqërisë civile myslimane, morën pjesë rreth 6 mijë vetë.

Mijëra pjesëmarrës në varrimin e të rinjve myslimanë në SHBA

3 myslimanët e vrarë në AmerikëPavarësisht motit të ftohtë dhe temperaturës shumë të ulët, qytetarët janë mbledhur në parkun qendror Dupont Circle dhe nderuan studentët myslimanë të vrarë. Ata kanë mbajtur parulla me mbishkrime dënuese, si dhe fotografitë nga ceremonia martesore të çiftit të vrarë Deah Barakat dhe Yusor Abu-Salha.

Ndërkaq, në qendër të reagimeve janë mediat amerikane dhe evropiane që nuk reaguan mjaftueshëm ndaj ngjarjes.

te rinjte myslimanë te vrarë në AmerikëNë Londër, qindra myslimanë protestuan përpara Selisë së BBC. Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Mjaft i treguat myslimanët si terroristë”, “Edhe jeta e myslimanëve është e rëndësishme”.

Ata hodhën slogane “Stop islamofobisë”, Islamofobia duhet të ikë”.

BBC edhe vitin e kaluar ishte bërë skenë protestash për shkak të lajmeve njëanëse për sulmet e Izraelit në Gazë dhe mijëra vetë ishin mbledhur në Londër për të protestuar politikat e BBC.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme